TIK dhe inovacion me tableta

tik

Në datën 5 mars 2016, u zhvillua në mjediset e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”- Korçë, aktiviteti “DITËT E HAPURA”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një ambienti miqësor dhe të hapur për të gjithë komunitetin rrethues, duke e kthyer shkollën në një institucion në shërbim të plotë të komunitetit. Gjatë “DITËVE TË HAPURA” në mjedise të ndryshme të shkollës u zhvilluan seminare dhe trajnime me nxënësit e shkollës, pjesë e të cilave ishin vetë prindërit, të cilët diskutuan dhe trajnuan nxënësit në lidhje me tematika ndryshme. Një nga seminaret e zhvilluara kishte si tematikë: “TIK – ora mësimore me tablet”, i cili lidhet me një nga komponentët kryesore të projektit SHQK, me TIK dhe Inovacion, që ka si qëllim motivimin dhe gjithëpërfshirjen e komuniteti në procesin e mësimdhënies.

Posted in TIK