Më datë 13 Prill 2017, në orën 14:30, në ambientet e Godinës së Inovacionit u zhvillua trajnimi në fushën e teknologjisë dedikuar instrumentave elektronikë, si oshiloskopi dhe gjeneratori i funksioneve. Gjithashtu, u demonstruan bazat e përdorimit të mikrokontrollorëve Arduino dhe dijet e nevojshme në programim.
Në fund të këtij trajnimi, nxënësve ju shpërndanë disa kite eksperimentale të përbëra nga komponentë të ndryshëm elektronikë dhe paketa Arduino, në mënyrë të tillë që gjithkush prej tyre të realizojnë e finalizojnë projekte të ndryshme konkrete. Ky trajnim u mbajt nga Erlis Hasa, koordinator i fushës së teknologjisë në Institutin Adriapol. Në trajnim morën pjesë nxënës të talentuar, si edhe mësues të gjimnazeve të ndryshme të Tiranës.