Në shkollat e projektit IADSA “Shkolla Qendër Komunitare” i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është berë tashme prezantimi i platformës “Edmodo” e cila synon të lehtësojë leksionet për nxënësit dhe është bërë pjesë e programeve të edukimit.
Platforma Edmodo e cila është pjesë e rëndësishme e aktiviteteve për edukimin e nxënësve me teknologjitë e informacionit është një formë edukimi online dhe ka si qëllim futjen e teknologjisë në shkolla.
Përdorimi i saj mundëson verifikimin e mësuesve ndaj nxënësve për kompletimin e detyrave të caktuara dhe mund të komunikojë vlerësimin në kohë reale në lidhje me notat apo komentet për detyrat. Kur nxënësit nuk mund të shkojë në shkollë platforma mundëson që nxënësi të marrë leksionet online, mund të këshillohet me mësuesit, pra të bashkëveprojnë se bashku nxënës, prindër dhe mësues. Në ketë mënyrë edhe prindi do ta ketë më të thjeshtë të kontrollojë detyrat apo veprimtaritë që kryen fëmija.