Prind

wp-image-2008534314

Është e rëndësishme që shkollat të transformojnë prindërit në partnerë në udhëtimin edukativ të fëmijëve të tyre. Jo vetëm që i jep studentit një shans më të madh në sukses, por gjithashtu ndihmon në rritjen e kënaqësisë së prindërve.

Lajm i mirë është që mund të nxiten te prindërit iniciativat e të mësuarit dixhital dhe të rritet paralelisht partneriteti me ta – duke theksuar disa pika kryesore, si:

 

Integrim. Një artikull citon drejtorin e një fondi të integrimit të teknologjisë duke thënë: “Me qasjen e duhur, integrimi i teknologjisë çon në angazhim më të mirë me prindërit së bashku me rezultate më të mira akademike.” Në terma praktikë, kjo do të thotë të ftojmë prindërit të jenë pjesë e procesit mësimor në kohë reale, nëse ata janë duke shikuar notat dhe pjesëmarrjen ose duke komunikuar me mësuesit, ku aplikacione të ndryshme mund të ndihmojnë me këtë proces.

 

Aksesibilitet. Teknologjitë e klasifikuara në klasë dhe sistemet e menaxhimit të të nxënit të dizajnuara për mjediset K-12 ndihmojnë nxënësit dhe prindërit të kenë qasje më të lehtë në mësim brenda dhe jashtë klasës. Ndërsa këto mjete dhe metoda ndihmojnë në nxitjen e angazhimit të nxënësve, ato gjithashtu u japin prindërve një pamjedhe akses të drejtpërdrejtë në pikërisht atë që fëmija i tyre po mëson dhe si po emësojnë. Analiza nga këto teknologji më të avancuara në klasë gjithashtu u siguron prindërve informacione të detajuara rreth metodologjive që mund të jenë të përshtatshme për angazhimin e mëtejshëm të nxënësve si në klasë, ashtu edhe në shtëpi.

 

Informacion. Një prind i lumtur është një prind që njoftohet menjëherë kur lindin probleme në klasë. Prindërit duan të informohen, pa marrë parasysh nëse janë duke kontrolluar një aplikacion, duke marrë një njoftim teksti ose duke biseduar drejtpërdrejt me një mësues. Kjo i ndihmon edhe shkollat: prindërit  mësojnë më shpejt rreth problemeve potenciale, duke i ndihmuar që të zgjidhen sa më shpejt.

 

Komoditet. Angazhimi i prindërve nuk ka të bëjë me notat dhe frekuentimin. Duke i lejuar prindërit të kryejnë me lehtësi detyra të ndryshme në internet, si pagesa për tarifa të ndryshme, pa pasur nevojë të bëjnë një ndalesë në shkollë – por duke krijuar hapësirë për më shumë komoditet dhe efikasitet në jetën e tyre. Ajo që duket si një hap i vogël për ju, mund të jetë një hap i madh përpara për prindërit e zënë.