“Çfarë është Maker Space?“
Maker Space është një hapësirë krijuese, ku nxënësit dhe komuniteti mund të shpikin, ndërtojnë dhe mësojnë të zgjidhin problem të ndryshme nëpërmjet mjeteve dhe teknologjisë moderne. Në një mjedis krijues, ata kanë mundësi të përfshihen në projekte bashkëpunuese që nxisin të nxënit dhe të menduarit kritik në fusha multidisiplinare. Studentët mund të eksplorojnë, zbulojnë e krijojnë gjëra të reja duke përdorur një sërë mjetesh dhe materialesh.
Hapësirat e Maker Space do të mbushen me pajisje të ndryshme, si printera 3D, kompjutera, pajisje artizanale, mjete dhe materiale të ricikluara, etj. Këto hapësira janë unike dhe mund të përqendrohen në fusha të shumta, si: elektronikë, robotikë, programim, qepje, poçari, dizajn, etj. Në këtë rast, Maker Space do të paraqesë një kombinim të aftësive të ndryshme, duke përfshirë: përpunimin e drurit, përpunimin e metaleve, elektronikën, printimin tre-dimensional, kompjuterikën, prerjen me lazer, përdorimin e makinave CNC të kontrolluara numerikisht, punimin e tekstileve, punime në dizajn dhe vizatim, apo punime në poçari, që do mundësojnë realizimin e projekteve të shumta. Gjithashtu, do të mundësohen hapësira pune të dedikuara për një ambient pune të pastër dhe të rehatshëm, si edhe hapësira të përgjithshme të përbëra nga mjete dhe material të dobishme për implementimin dhe zhvillimin e një game të gjerë projektesh.
“MAKER SPACE – Të nxënit duke vepruar”
Makerspace është një hapësirë e përbashkët e dedikuar të gjithë personave që kanë interes për të fituar eksperiencë praktike në përdorimin e teknologjive të reja inovative, ku gjithsecili mund të dizenjojë dhe ndërtojë projekte nga më të ndryshme. Ajo do të ofrojë një mjedis fleksibël, ku procesi i të nxënit bëhët edhe më interesant duke aplikuar shkencën, teknologjinë, matematikën dhe kreativitetin për të zgjidhur probleme dhe krijuar modele projektesh konkrete.
Hapësirat e Makerspace janë të hapura për nxënës, të rritur, sipërmarrës, etj. dhe përbëhen nga mjete të larmishme pune përfshirë printera 3D, pajisje prerëse me lazer, makineri CNC të kontrolluara numerikisht nga kompjutera, makineri përpunimi të materialeve si dru, metal, etj, makina qepëse, pajisje e pllaketa të ndryshme elektronike, si edhe shumë mjete të tjera pune. Ato u vijnë në ndihmë sidomos nxënsve e studentëve që janë të apasionuar pas fushave të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, arteve dhe matematikës (ShTIAM). Disa nga aftësitë që mund të përvetësohen në Makerspace, gjithashtu përkojnë dhe me elektronikën, printimet e skanimet tre-dimensionale, kodimet, robotikën, punët me dru, etj.
Makerspace do të nxisë njëkohësisht dhe zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes dhe përforcimin e bashkëpunimit mes bizneseve dhe startup-eve, duke luajtur rolin e një inkubatori dhe akseleratori për sipërmarrësit e rinj.
QENDRA BURIMORE
– www.makerspaces.com
– FREE EBOOK 250+ Makerspace Resources
– How To Solder – Beginners Guide
– Arduino For Beginners
– Makerspace Material Supply List – 100+ Products
– Paper Circuit Project Templates
– Make an Inchworm Using littleBits
– Workbench Tutorial – Step-by-Step Plans
– BVG MakerSpace Proposal
– High School Makerspace Tools & Materials
– Makerspaces
– Makerspace Student Machine Safety and Usage Manual
– Makerspace Playbook (School Edition)
– Making a Makerspace? Guidelines for Accessibility and Universal Design
– Youth Makerspace Playbook