Qendra Burimore

adel-logo-png

Qendra burimore është një hapësirë e pozicionuar në strukturën e brendshme të një ambjenti edukimi, e cila ofron informacion, mbështetje dhe pajisje të nevojshme për të avancuar përvojën e të mësuarit të nxënësve dhe mësuesve në çdo sektor të arsimit. Ajo vë në dispozicion një gamë të gjerë të pajisjeve për prodhimin e programeve për mësuesit dhe nxënësit: lexim, navigim në internet, përdorim kompjuterash, printim dhe foto-kopje, fotografi, video, filma, etj, si edhe mbështet një gamë të gjerë të aktiviteteve mësimore sociale.

Informacioni luan një rol të rëndësishëm në procesin e të mësuarit dhe nëpërmjet qendrës burimore do të jetë më e thjeshtë për të ndihmuar:

  • mësuesit: për të kuptuar kontekstin e punës së tyre, duke ndjekur qasje të reja, duke marrë përsipër përgjegjësi të reja, për të përmirësuar praktikat e tyre dhe për tu njohur ose rikujtuar atyre konceptet themelore;
  • nxënësit: ku do të mund t’i ofrohen materialet e dobishme duke përfshirë manualet, librat e referencave, lojra, video, postera, pra një sërë koleksionesh të organizuara mirë duke u vënë në përdorim të nxënësve;
  • procesin mësimor: i cili mund të zhvillohet jo vetëm nëpërmjet ëorkshopeve ose kurseve trajnimi, por edhe përmes diskutimeve me kolegët, përvojave praktike dhe konsultimeve nëpërmjet gazetave, librave dhe materiale audiovizuale.

Qendra burimore do të mund të ofrojë një mjedis të këndshëm për të mësuar, duke qenë e pajisur me koleksione të rëndësishme dhe të arritshme të materialeve burimore (bazuar në nevojat aktuale të përdoruesve). Ajo do të mund të sigurojë një gamë të gjerë të shërbimeve të informacionit, duke inkurajuar komunitetin që të përdorë informacionin dhe të kenë akses të vazhdueshëm me shërbimet e ofruara.