Platforma dhe Programe Kombëtare
Shkolla dixhitale është programi më i ri që ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë së informacionit e komunikimit dhe ngritjen e kompetencave të duhura në TIK nëpërmjet edukimit dixhital.
Qëllimi i platformës është të përcaktojë përzgjedhjen më të mirë të pajisjeve dhe metodave të TIK-ut për ngritjen e kompetencave të mësimdhënësve në procesin e edukimit nëpërmjet përdorimit të teknologjisë. Shkolla virtuale është krijuar për t’i ofruar nxënësve më shumë oportunitete, duke i paraprirë nevojave të tyre të ndryshme: nxënës që kërkojnë të bëjnë kurse të avancuara që nuk janë pjesë e programit të tyre edukimit në shkollat përkatëse; studentë që e kanë të domosdoshme të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndihmojnë në rritjen familjes; nxënës që kërkojnë diçka ndryshe, etj.
Detyrat e shkollës virtuale vënë si qëllim angazhimin, inspirimin dhe edukimin e plotë të nxënësve për të përballur një të ardhme sfiduese. Ajo i mbështet ato në vijimin e të nxënit jo vetëm online, por në çdo vend e moment të karrierës së tyre, duke i shoqëruar në rrugën individuale të gjithsecilit drejt graduimit dhe suksesit.
Sistemet e edukimit modern kanë nevojë për thjeshtësi dhe aksesibilitet. Një sistem i mirëfilltë i menaxhimit të edukimit ju lejon të krijoni, shpërndani dhe ndiqni trajnimet kudo dhe në çdo pajisje. Prezantimi dhe ndërfutja e teknologjisë në një shkollë mund të transformojë rrënjësisht të mësuarit dhe të nxënit. Sistemet e edukimit online janë të thjeshta për tu përdorur dhe u japin akses nxënësve kurdo dhe kudo ato ndodhen, duke i mbajtur ato të angazhuar dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin. Nëpërmjet sistemeve të edukimit online, ju mund të krijoni, dërgoni e të menaxhoni kurse dhe klasa të livele të ndryshme; do të mund të merrni përgjigje të menjëhershme rreth pyetësorëve e sondazheve të bëra; të ndërveproni me nxënës e mësues njëkohësisht, etj.
Vlejnë për tu përmendur një ndër sistemet kombëtare të edukimit dixhital si ajo e Kartës së Performancës së Shkollës, si edhe projekti i dixhitalizimit të sistemit arsimor “Sokrates”:
1. Karta e Performancës së Shkollës
Karta e Performancës së Shkollës është një sistem i projektuar për informacion dhe dobishmëri. Karta e Performancës së Shkollës ofron të dhëna për arritjet e shkollës gjatë një viti shkollor. Ajo garanton cilësinë e ofertës së shkollës përmes treguesve të standadizuar dhe shërben si instrument për vetëvlerësimin e shkollës dhe inspektimin.
Karta e Performancës së Shkollës u shërben prindërve, drejtuesve, mësuesve, nxënësve, njësive arsimore vendore, komunitetit dhe gjithë të interesuarve që të analizojnë dhe krahasojnë rezultatet e shkollës me tregues të ndryshëm të arritjeve, në një document lehtësisht të përdorshëm.
Njohja me rezultatet e treguesve do të ndihmojë prindërit dhe komunitetin të gjykojnë për arritjet dhe nevojat për përmirësim, duke mundësuar një përfshirje reale edhe në vendimmarrje. Karta e Performancës së Shkollës do të jetë nxitëse për metoda më cilësore dhe bashkëkohore për vlerësimin e punës në të gjitha niveleet e sistemit arsimor, nëpërmjet krahasimit të shkollës me veten dhe me shkollat e tjera të të njëjtit rajon.
Karta e Performancës së Shkollës sinjalizon një epokë të përgjegjësitë shkollore që nderon punën komplekse të shkollave dhe përqendrohet në sigurimin e një shërbimi cilësor të ofruar për nxënësit dhe prindërit.
* Dokumentacion i bashkëlidhur:
2. Projekti Sokrates – Dixhitalizimi i sistemit arsimor
- Lëndëve dhe kurrikulave
- Klasave
- Karrierës së mësuesit
- Karrierës së nxënësit
- Notave dhe dëftesave
- Raporteve statistikore