Mëso me ne

Shkolla virtuale është një sistem edukimi online, dedikuar procesit të të nxënit të personalizuar. Ajo është e disponueshme për nxënësit e arsimit parauniversitar, përfshirë sistemin parashkollor, arsimin fillor, arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë.

Shkolla virtuale ofron një platformë online për të ndjekur seksione të edukimit online në distancë, ku të gjitha elementet e të nxënit, të mësuarit dhe të vlerësimit janë të kombinuara në një ambjent të vetëm. Nëpërmjet këtij sistemi do të mund të aksesoni në çdo modul të kursit tuaj, materialeve të përdorura, bordeve të diskutimit që do t’ju mundësojnë të komunikoni me mësuesit tuaj dhe nxënësit e tjerë, projekteve interaktive, shërbimeve online për dorëzimin e detyrave, etj.

adel-logo-png