Klasa Virtuale

adel-logo-png

Në dekadat e fundit, edukimi ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e teknologjisë dhe përfshirjen e saj si ndihmë në programet e edukimit, duke ndërfutur metodologji të reja mësimdhënieje dhe të nxënit, në mënyrë të tillë që të plotësohen nevojat e sistemit edukues në ditët e sotshme.

Klasa virtuale është një mjet i përdorur në arsim për të organizuar seanca mësimore që mund të ndiqen drejtpërdrejt nëpërmjet internetit. Nxënësit dhe mësuesit mund të komunikojnë me njëri tjetrin nëpërmjet zërit, videos, chat-eve apo alternativave të ndryshme që ofrojnë tabelat e bardha interaktive, si: shpërndarje e aplikacioneve e librave elektronikë, zhvillimi e plotësimi i sondazheve, organizimi i kuiceve, etj. Gjithçka bëhet në klasat reale tradicionale, mund të bëhet dhe në klasat virtuale, duke shtuar dhe fasilitete të tjera. Gjithashtu, leksionet mund të regjistrohen e të jenë të disponueshme për shyqrtime të mëtejshme.

Përdorimi i klasave virtuale në arsim do të sillte avantazhe të shumta kundrejt nxënësve e mësuesve, duke lejuar që të:

  • përmirësohet aksesi në përvojat e avancuara arsimore, ku nxënësit dhe edukuesit nëpërmjet një kompjuteri të kenë mundësi për të marrë pjesë në komunitetet e gjera e të nxënit;
  • promovohet një numër më i madh i nxënësve që bëhen pjesë e sistemit të edukimit, duke nxitur kërkesat për edukim edhe në pamundësi për të qenë prezent fizikisht në ambjentet shkollore;
  • ofrohet mundësia për të pasuruar kurrikulat ekzistuese me programe e materiale me cilësi të lartë, duke u përshtatur me standardet e fundit të edukimit;
  • japë akses nxënësve për të ndjekur klasat edukuese online kudo dhe në çdo moment, duke përmbushur në mënyrë më efiçente e efikase kërkesat e marrjes së diplomave.

Sistemet e klasave virtuale ofrojnë nivele të larta të ndërveprimit për nismat e të mësuarit në distancë. Kjo metodologji edukative reflekton qasje komunikimi asinkron midis grupeve të nxënësve, si edhe nxit bashkëpunimin e frymën e trajnimit midis tyre e mësuesve, duke mbështetur strategjitë e të nxënit online.