Vizioni

adel-logo-png
Misioni ynë është të ushqejë një komunitet të liderëve të mendimit që po rivlerësojnë edukimin bazuar mbi teknologjinë si katalizator.

Vizioni ynë është që të shndërrojë arsimin në një mjet relevant dhe të arritshëm për studentët në mbarë botën.

 

Kemi shqyrtuar rolin e teknologjisë në jetën e përditshme të fëmijëve në ditët e sotshme. Nëse ndodhen në shtëpi me familjet e tyre apo kujdestarë të tjerë, në mjedise arsimore apo dhe rreth lagjes së tyre, ne mendojmë se është e rëndësishme të dini më shumë rreth të jetuarit dhe të mësuarit nëpërmjet teknologjisë. Publikimet tona do të mund të ndihmojnë në transformimin e sistemit të edukimit, duke nxitur dhe përmirësuar proçesin e të të nxënit nëpërmjet një përdorimi efektiv të teknologjisë.

Duam që rezultatet e hulumtivemeve tona të:

  • kontribuojnë në diskutimet mbi rolin e teknologjisë dhe vendin që ajo zë në jetën e të rinjve;
  • krijojnë përvoja të pasura të të mësuarit për fëmijët dhe të tjerët duke informuar procesin e projektimit;
  • ofrojnë njohuri që janë të vlefshme për prindërit dhe mësuesit;
  • angazhojnë vendimmarrësit për të kuptuar më tepër mbi mënyrat në të cilat teknologjia mund të mbështesë proçesin e të nxënit.

 

Përdorimi i teknologjisë është mënyra më e mirë për të mbajtur fëmijët të përfshirë në edukim, për të rritur dëshirën e tyre për dije dhe për të nxitur kreativitetin e tyre. Ne kryejmë studime kërkimore, mësimdhënieje dhe konsulence që na mundësojnë të mësojmë e të kemi më shumë eksperiencë në lidhje me jetesën dhe të nxënit përkrah evoluimit të teknologjisë. Ekspertiza jonë mbulon shumë aspekte të jetës së fëmijëve me teknologjinë: të mësuarit dhe zhvillimi, duke përfshirë rolin e gjesteve dhe lëvizjeve trupore në mësim; kurrikula e pedagogjisë në vitet e para të edukimit; angazhimi dhe motivimi; pjesëmarrja dhe aktivizimi në lojërat edukative; si edhe jeta e përditshme në shtëpi e roli i familjes.

 

Nuk ka të bëjë me teknologjinë; ka të bëjë me shkëmbimin e njohurive dhe të informacionit, komunikimin në mënyrë efikase, ndërtimin e komuniteteve të të nxënit dhe krijimin e një kulture të profesionalizmit nëpër shkolla. Këto janë përgjegjësitë kryesore të të gjithë udhëheqësve të arsimimit.