Teknologji dhe Inovacion
Përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit përgjatë njëzet viteve të fundit, ka ndryshuar rrënjësisht praktikat dhe procedurat e pothuajse të gjitha formave të përpjekjeve në kuadër të biznesit dhe qeverisjes. Arsimi është një aktivitet i gjerë shoqëror e i orientuar dhe arsimi cilësor ka qenë tradicionalisht i lidhur me të pasurit e një brezi edukues të mirëfilltë me kualitete e grada të larta, si edhe që ndërtojnë shkallë të larta të kontaktit personal me vetë nxënësit.
ICT (Information and Communication Technology) Corner është një laborator teknologjik në fushën e arsimit i cili ofron risinë dhe teknologjinë në të njëjtën kohë, duke incivuar procesin e edukimit e të qenit praktik, me kënaqësinë e të nxënit duke u zbavitur. Duke konsideruar rritjen e shpejtë të kërkesës për median dixhitale dhe informimin, roli i laboratorëve të teknologjisë në arsimin në vendin tonë është bërë mjaft i rëndësishëm dhe kërkesa për TIK do të vijojë të rritet edhe më tej.
Laboratori ICT Corner ka për qëllim implementimin e një vizioni ambicioz të inovacionit nëpër shkolla, duke u ofruar atyre mjetet e nevojshme për të:
- ekspozuar nxënësit te pajisjet dhe veglat e TIK-ut dhe trajnuar ato me eksperimente praktike, në mënyrë të tillë për të nxitur të nxënit;
- prezantuar praktika të reja organizative dhe pedagogjike për të përmirësuar edukimin në Shqipëri;
- përmirësuar dhe forcuar aftësitë praktike, teorike dhe eksperimentale te nxënësit;
- ofruar mësuesve mundësi të reja të integrimit të teknologjisë në mësimdhënie;
Jo të gjitha teknologjitë janë njëtrajtësisht të dobishme, si për nxënësit individual apo për qëllime edukative në përgjithësi, por laboratori ICT Corner është ndërtuar për të plotësuar në mënyrë efikase dhe efiçente të gjitha nevojat që ndihen aktualisht në sistemin arsimor parauniversitar.
Informacione dhe guida të mëtejshme në lidhje me projektin e Laboratorit ICT Corner, të ashtuquajtur dhe Laboratori Rinor i Elektronikës duke konsideruar grupmoshën së cilës u drejtohet, mund të gjenden në faqen e mëtejshme: Laboratori Rinor i Elektronikës.
Do të mund të aksesoni në leksione të shumta të paraqitura online, të cilat u vijnë në ndihmë nxënësve, mësuesve apo personave të tjerë të interesuar për të mësuar më tepër në lidhje me përdorimin e teknlogjisë dhe risive që ajo sjell në jetën tonë të përditshme.