Eduko me ne

adel-logo-png

Platforma virtuale është e hapur për të gjithë mësuesit duke iu ofruar mundësitë për të zhvilluar e rritur aftësitë e tyre nëpërmjet programeve të të nxënit të personalizuar. Një mësues virtual nuk duhet të përgatisë e të dorëzojë përmbajtjen bazuar në programin ditor, por do të përdorë kurikulën dixhitale, duke shfrytëzuar sa më mirë kohën në studimin e performancës së nxënësve. Duke monitoruar dhe rishqyrtuar të dhënat e nxënësve, mësuesit do të jenë të aftë ti drejtojnë ata në rrugën më efikase të mundshme të të nxënit duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Gjithashtu, në të njëjtën kohë teknologjia u vjen në ndihmë mësuesve duke thjeshtuar praktikat pedagogjike, duke rritur cilësinë e materialeve edukuese dhe duke tërhequr vëmendjen dhe dëshirën për edukim te nxënësit.