Për prindërit

adel-logo-png

Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin dhe suksesin e fëmijëvë të tyre. Shkolla virtuale u ofron fëmijëve tuaj mundësitë për të mësuar, por gjithashtu ju ofron juve si prind mundësinë për të mësuar më tepër mbi fëmijët tuaj dhe progresin e tyre gjatë edukimit. Asgjë nuk ndihmon më shumë një fëmijë, sesa një prind i përkushtuar në të gjithë ecurinë e edukimit. Përfshirja e prindërve dhe mbështetja që ata ofrojnë janë çelësi primar në suksesin e nxënësve në një ambjent të nxëni online.

Nxënësit marrin instruksione të personalizuara nëërmjet përdorimit të internetit, email-eve, telefonave ‘inteligjentë’, dërrasave të bardha interaktive, etj. Prindërit dhe fëmijët e tyre kanë akses të plotë në të gjithë infrastrukturën teknologjike dhe suportin e ofruar nga shkolla virtuale, duke patur mundësinë për të analizuar kurrikulat, materialet e ofruara e progresin akademik gjatë seksionit të edukimit. Prindërit, gjithashtu, do të informohen rregullisht mbi progresin apo arritjet e fëmijëve, lajmërimet e ndryshme të mësuesve, etj.

Bashkëveprimi midis prindërve dhe shkollës virtuale është një faktor kryesor në edukimin sa më të plotë e të suksesshëm të nxënësve, duke nxitur rritjen e kualitetit të tyre dhe ndërtimin e një brezi të qëndrueshëm e të mirëarsimuar.