Workshop: Inovacion Teknologjik

capture

 

Dy ditët e aktivitetit Festivali i Ideve Rinore të  mbajtura në Maj 2016, u pasuruan nga një sërë takimesh, konferenca, workshop dhe trajnime me karakter edukativ. Sallat e Muzeut Historik Kombëtar u mbushën me nxënës gjimazistë, mesues, prindër, autoritete nga i gjithë vendi dhe Rajoni. Në sallën “Kostandin Shpataraku”, me mbështetjen e projektit IADSA Shkolla Qëndër Komunitare, u zhvillua workshop-i Inovacion Teknologjik, të cilin e prezantoi Profesoresha e Universitet të Salentos znj. Valentina Ndou. Ky workshop u përpoq të stimulojë të rinjtë, që janë njëherazi edhe përdoruesit e ardhshëm të teknologjisë, në ide të reja kreative e novatore. U paraqitën risitë shkencore në mënyrë që të nxiten ide dhe të përfshihen të rinjtë në temën Inovacion Teknologjik.

Posted in TIK