Ditët e Hapura të Shkollës Qëndër Komunitare

img_4615

Me rastin e tre vjetorit të projektit “Shkolla Qendër Komunitare” ministrja e arsimit dhe sportit, Lindita Nikolla, vizitoi shkollën Andon Zako Çajupi, ku mes të tjerash u diskutuan investimet e bëra në institucionet arsimore, për ti pasur ato jo vetëm si mjedise studimi por edhe qendra komunitare.

Projekti IADSA në Shqipëri nëpërmjet aktivitetit “Ditët e hapura të Shkollës Qendër Komunitare” synoi të sillte në vëmëndjen e të gjithëve rëndësinë e përdorimit të teknologjive të informimit dhe të komunikimit në mësimdhënie dhe në nxënie. Rëndësi të veçantë ju kushtua projekteve teknologjike të paraqitura nga nxënësit e kësaj shkolle, ku nëpërmjet Laboratorit Rinor të Elektronikës ata kanë patur mundësi të krijojnë prototipe dhe eksperimente të ndryshme teknologjike.

 

Posted in TIK