Laboratori Rinor i Elektronikës – Teknologji dhe Inovacion

14625685_10209163790226735_1387835066_o

Laboratori Rinor i Elektronikës (LRE) do të jetë një ndër elementët kryesorë në integrimin e teknologjisë në ambientet shkollore, me qëllim informatizimin e procesit mësimor dhe edukativ. Ky projekt konsiston në futjen e metodologjive të reja në mësimdhënie, duke i kushtuar rëndësi procesit të të nxënit nëpërmjet praktikës. Laboratori do të shërbejë si një urë lidhëse ndërmjet informacioneve të marra gjatë orëve teorike mësimore dhe të nxënit nëpërmjet vënies në zbatim të koncepteve të marra.

LRE është një projekt për brezin e ri, nga 15- 20 vjeç, i cili duke përdor më shumë se çdo brez paraardhës, arritjet dhe zbatimet e elektronikës bashkëkohore, duke lundruar në internet për të bërë detyrat e shkollës, duke komunikuar në rrjetet sociale, duke luajtur lojra online në platforma të Playstation dhe Xbox, duke dërguar SMS dhe MMS në rrjetet mobile, etj. Të rinjtë janë veçanërisht të adaptueshëm me teknologjitë e reja, kështu që LRE zgjerohet dhe rritet së bashku me nxënësit e mësuesit dhe ideja e paraqitur në Festivalin e Ideve Rinore është vetëm fillimi i punës.

Ky laborator do t’ju mundësojë nxënësve ngritjen e vlerave të paçmuara për zhvillimin e rritjen profesionale, të teknikëve e specialistëve të rinj, si edhe do t’ju sigurojë suksesin në shkollë e jashtë saj, drejt një karriere të sigurt në të ardhmen.

Modulet e LRE janë të montuara në një tavolinë të veçantë kompjuteri me rrota, por ato mund të përdoren dhe veçmas në bangat e klasës duke i lidhur me Tableta , Laptopë ose PC-të ekzistuese të Laboratorëve TIK të shkollave.

Posted in TIK