Albanian Digital Education & Learning
Aktualisht jetojmë në një periudhë ku teknologjia drejton inovacionin në të gjitha aspektet e jetës sonë, si edhe ku lind nevoja e përfshirjes së saj në fushën e edukimit. Procesi i edukimit nëpërmjet përdorimit të potencialeve të ofruara nga teknologjia, do të mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet e nxënësve dhe të përgatisë një gjeneratë të ardhshme sa më të suksesshme. Mjetet e edukimit dixhital, nëse përdoren në mënyrën e përshtatshme, mund të ndihmojnë mësuesit në modelet e ndryshme të procesit të mësimdhënies, duke promovuar bashkëpunimin, të nxënit nëpërmjet projekteve, të nxënit në grupe apo praktika të tjera edukimi. Dixhitalizimi i procesit mësimor është përkrahur dhe integruar në pjesën më të madhe të shteteve në të gjithë botën dhe luan një rol mjaft të rëndësishëm në procesin e të nxënit në tërësi. Ai është i domosdoshëm që në hapat e para të karrierës së edukimit dhe ndihet nevoja e menjëhershme e aplikimit të metodave inovative në të gjithë sistemin parauniversitar në Shqipëri.
Sistemi i edukimit dixhital ADEL, duke u përshtatur me evoluimin e shpejtë të metodologjive edukative teknologjike, ofron suport të vazhdueshëm dhe realizimin e objektivave të ndryshme bazuar në:
- Mbështetje, këshillim dhe komunikim: Zhvillimi, ndarja e informacionit dhe sigurimi i praktikave më të mira në e-learning duke bashkëpunuar me departamente dhe individë. Organizim dhe drejtim të kurseve, seminareve, konferencave për të inkurajuar dhe mbështetur rrjetet formale dhe joformale.
- Drejtim dhe rritje të shërbimeve e-learning: Përmirësimi i përdorimit të funksionaliteteve të ofruara nga shërbimet e-learning si: Edmodo, Moodle, Lecturecast, Turnitin, MyPortfolio, etj. dhe puna për integrimin sa më të mirë të sistemeve të tjera.
- Inovacion, vlerësim dhe zhvillim: Mbështetja e nevojave të nxënësve dhe mësuesve, vlerësimi i teknologjive të reja, pedagogjia dhe shërbime, eksperimente dhe manuale udhëzuese për të ardhmen.
- Zhvillim i hapësirave edukuese: Përmirësimi i hapësirave fizike të edukimit, për të krijuar hapësira fleksibile të të nxënit dhe për të futur objekte eksperimentale e praktike në mësimdhënie.
- Mësimi në distancë dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional: Mundësi e re për qasje me metodologjitë inovative në mësimdhënie, në suportin e nxënësve dhe në sigurimin e cilësisë.