STEM

Science, Technology, Engineering and Math.

Të gjithë të rinjtë duhet të kenë mundësinë për tu përgatitur dhe për të qenë inovatorët, edukatorët, kërkuesit shkencorë dhe udhëheqësit e ardhshëm, të cilët mund të zgjidhin jo vetëm sfidat me të cilat përballet kombi ynë në ditët e sotshme, por edhe në ato në vijim. Programi STEM ka për qëllim krijimin e mundësive të barabarta për të patur akses në fushën e shkencave ekzakte, duke përmbledhur disiplinat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në një disiplinë të vetme.

Strategjia e arsimit STEM synon të lehtësojë rritjen dhe ndikimin e investimeve publike dhe private në fusha specifike, duke investuar në:

  • Përmirësimin e udhëzuesve STEM në sistemin parashkollor deri në klasën e 12-të;
  • Rritjen dhe mbështetjen e të rinjve në angazhimin me STEM;
  • Përmirësimin e përvojës STEM për studentët e padiplomuar;
  • Dizenjimin e edukimit në STEM të forcave punëtore të së nesërmes.

Një nga prioritetet kryesore të edukimit është sigurimi i qasjes së të gjithë nxënësve në edukimin STEM për të krijuar mundësitë e të mësuarit me cilësi të lartë. Mësimdhënia dhe të nxënit në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë po bëhën gjithnjë e më tepër një komponent kritik në fusha të gjera të kërkesave të tregut, ku ndihet nevoja e profesionistëve të mirëfilltë si në nivel kombëtar dhe më gjerë.