Projekti Sokrates

Dixhitalizimi i sistemit arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bit Media kanë prezantuar tashmë projektin e dixhitalizimit të shkollave: “Sokrates”, i cili do të mundësojë bazën e plotë të të dhënave në sistemin arsimor parauniversitar, publik e privat në vend. Sokrates ofron funksionalitete të reja në drejtim të administrimit të të dhënave të shkollave në nivel rajonal. Informacioni do të jetë i aksesueshëm lehtë dhe shpejtë për një menaxhim modern të shkollës.

 

Sokrates është një platformë administrimi e aksesueshme nëpërmjet kredencialeve në këtë link: SOKRATES
Platforma ofron një ndërfaqe të thjeshtë përdorimi, nëpërmjet së cilës bëhet administrimi elektronik i sistemit arsimor parauniversitar.

 

Ky projekt mundëson:
   I.  Administrimin e të dhënave bazë (shkollat, nxënësit, mësuesit)
  II. Administrimin e :
  •  Lëndëve dhe kurrikulave
  •  Klasave
  •  Karrierës së mësuesit
  •  Karrierës së nxënësit
  •  Notave dhe dëftesave
  •  Raporteve statistikore
Për njohjen dhe përdorimin e platformës Sokrates janë organizuar trajnime nëpër shkolla të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, siç edhe mund të vlerësoni nëpërmjet materialit prezantues të mëtejshëm: “Njohja me Sokrates 2016“.
Sokrates synon të jetë baza e një veprimtarie moderne shkollore. Një aspekt i rëndësishëm i këtij sistemi është dhe amza digjitale, që i jep mundësi çdo nxënësi të përfitojë shërbime që lidhen drejtpërdrejtë me sistemin arsimor si, marrja e dëftesave vjetore, lista e notave, etj. Në kohën e dixhitalizimit, përdorimi i një zgjidhje profesionale software- ike për shkollat dhe institucionet arsimore bëhet faktor suksesi. Sistemi Sokrates përfaqëson një mjet efikas për kërkim dhe investigim analitik në drejtim të menaxhimit, planifikimit dhe vlerësimit të sistemit arsimor në të gjitha nivelet.